Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË SFIDËS “COPPA ITALIA”/ Inzaghi: Përveç duelit midis dy sulmuesve, do të jetë…

Në prag të çerekfinales Lazio-Milan, trajneri i skuadrës bardhekaltër, Simone Inzaghi doli në konferencë për shtyp ku analizoi ecurinë e skuadrës së tij pas eliminimit në Europa League dhe pikat e forta të kuqezinjve. Trajneri tha se skuadra vjen pas atij eliminimi nga Sevilla dhe tani është në emergjencë për mbrojtës, për këtë ka provuar lojtarë të ndryshëm në këtë rol.

“Immobile dhe Piatek janë dy sulmues të mëdhenj. Ciro ka qenë këtu për tre vjet dhe po bën gjëra të mëdha. Polaku hyri shumë mirë në realitetin e ri të kuqezinjve. Përveç duelit midis këtyre dy sulmuesve, do të jetë një ndeshje mes Lazio-s dhe Milan-it, që do të duhet të përpiqemi ta drejtojmë ndeshjen nga e marta mbrëma”, tha fillimisht Inzaghi.

“Në fund të kësaj ndeshje të parë unë do të kënaqem nëse shoh ekipin tim të ketë sukses nëse luan një ndeshje të madhe. Duhet të jemi të mirë për të dhënë pak, sepse e dimë se Milani është vdekjeprurës në kundërsulm dhe për këtë arsye ne do të duhet të luajmë duke e mbajtur fushën në mënyrën më të mirë”, përfundoi trajneri i Lazio-s.

Lazio-Milan do jetë ndeshja e parë mes skuadrave për çerekfinalen e Kupës së Italisë në orën 21:00, ndërsa ndeshja e kthimit është përcaktuar më 24 prill, në të njëjtën orë.

Related posts

SHKËLQYEN KËTË FUNDJAVË NË EUROPË/ Shihni 5 futbollistët shqiptarë me notën më të lartë

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Kastrioti, mbyllet pjesa e parë. Pa gola në kryeqytet

Delo.autor

“TË DYJA SKUADRAT JANË…”/ Messi flet për “El Clasicon”: Pres një Real shumë të fortë

Delo.autor

Leave a Comment