Futboll Sport

PO SHKËLQEN NË FRANCË/ Ylli shqiptar zgjidhet ndër 11 lojtarët më të mirë në…

Sulmuesi i Reims dhe i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është zgjedhur si një ndër 11 lojtarët më të mirë të kësaj fundjave, në pesë kampionatet më të mëdha në Europë (La Liga, Ligue 1, Bundesliga, Premier League dhe Serie A).

E përditshmja italaine “Gazeta Dello Sport”, ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës në Europë dhe mes tyre ishte Zeneli.

Sulmuesi shqiptar shënoi një gol dhe dha një asist në fitoren 2-4, të Reimsit ndaj Montpelierit në transfertë.

Zeneli u transferua në ditët e fundit të merkatos së janarit nga kampionati holandez dhe skuadra e Herenvenit në Francë, ku ka nisur të shkëlqej.

Vlen të përmendet që në formacionin e javës, ai është vendosur në mesfushë dhe jo në sulm  që është pozicioni ku ai jep më të mirën.

Related posts

Chelsea i shet në “paketë”, kërkon… milionë euro për Courtois dhe Hazard

Isa.Autor

E PABESUESHME TE INTERI/ Presidenti Zhang nuk njeh yllin e ekipit (VIDEO)

Isa.Autor

SHËNOI REKORD ME POKER NË EURO 2020/ Ronaldo jep këtë përgjigje kur pyetet nëse do ta fitojë “Topin e Artë’”

Delo.autor

Leave a Comment