Futboll Sport

PAS 5 SEZONESH/ Toni Kroos “trazon ujërat” te Real Madridi, gjermani përgatit largimin

Pas 5 sezonesh, duket se ka përfunduar cikli i Toni Kroos te Real Madridi.

Është ky lajmi që ka publikuar sot portal spanjoll “Don Balon”, që flet në fakt për një divorc mes mesfushorit gjerman dhe trajnerit të Los Blancos, Solari.

Një fenomen gati i konfirmuar plotësisht madje edhe publikisht pas fitores së të dielës në La Liga, kundër Levante 2-1.

Kroos nuk mbeti shumë i kënaqur nga zëvendësimi në minutën e 69-të.

Natyrisht ai është konsideruar si një prej fajtorëve kryesorë të një paraqitje jo në lartësinë e skuadrës, dhe ka reflektuar para kamerave pakënaqësinë e tij.

Një shenjë e qartë lamtumire në merkaton e verës, të paktën sipas asaj që raporton media spanjolle.

Sipas “Don Balon”, destinacioni i ardhshëm i gjermanit Kroos është Manchester City, aty ku do të shënonte ribashkimin me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola, me të cilin bashkëpunuan suksesshëm në kohët e Bayern Munich.

Related posts

E PARAKALOI NË START/ Hamilton i habitur: Vettel më MAHNITI me një truk special

Isa.Autor

NJË EMËR I RI NË RADARIN E MERKATOS/ Inter përpiqet të rikthejë në Serie A italianin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Arsenali kërkon me ngulm Aubameyang, ofron Giroud dhe një shumë të majme

Q.Autor

Leave a Comment