Futboll Seria A Sport

NUK KANË FUND TELASHET PËR ICARDIN/ Pas “ftohjes” me Interin, është lënë jashtë dhe nga…

Nuk kanë fund telashet për sulmuesin e Interit, Mauro Ikardi. Pas ftohjes me klubin zikaltër, 26-vjeçari është lënë jashtë dhe nga ekipi kombëtar. Sipas “TyC Sports”, trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, ka vendosur të mos e grumbullojë Ikardin për 2 miqësoret e muajit mars ndaj Venezuelës dhe Marokut.

Sulmuesi zikaltër nuk luan me Interin që prej datës 9 shkurt dhe kjo mund të jetë një nga arsyet që ka shtyrë trajnerin Skaloni që ta lerë jashtë. Ikardi pretendon se është i dëmtuar, por situata e krijuar së fundmi lë të kuptohet se nuk bëhet fjalë vetëm për një dëmtim, por për një krisje mes palëve.

Related posts

Zgjidhet e ardhmja, mbrojtësi Qaqi firmos me Kukësin

Sadik.Autor

Mesazhi i Dybala pas disfatës me Real Madrid

Sadik.Autor

STOLI I MINUAR I TIRANËS/ Aty ku ndërrimi i trajnerit është një hobi

F.autor

Leave a Comment