Futboll Seria A Sport

“TELENOVELA ICARDI” VAZHDON/ Gianni Infantino “thumbon”: Shpresoj një ujdi, roli i agjentëve duhet…

I deklaruar si një tifoz i Interit, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, nuk e ka lënë rastin pa bërë një koment mbi çështjen e nxehtë që po ndodh në shtëpinë zikaltër, atë rreth Ikardit.

Në një prononcim për “Rai Sport”, Infantino shprehet se dëshiron që Ikardi dhe Interi të gjejnë një marrëveshje, dhe të arrihet një fund i lumtur për të dyja palët, por nga ana tjetër ka edhe një thumb për Vanda Narën.

“Gjithmonë kam dashur dhe shpresuar, që Interi dhe Ikardi të arrijnë gjuhën e përbashkët, e për rrjedhojë edhe një marrëveshje, që fundi të jetë i lumtur për të dyja palët. Agjentët? Çdo vit qarkullojnë rreth 8 miliardë euro. Roli i agjentëve është një profesion që duhet rregulluar. Në Europë nuk ka rregulla strikte. Është koha për të ndërhyrë.” – deklaroi Infantino.

Related posts

“NDIZEN GJAKRAT”/ Wanda Nara “thumbon” keq RONALDON: Të ulet dhe ai në stol dhe ta…

Isa.Autor

Cristiano Junior NUK I NGJANË babait/ 4 gola në debutimin me U-9 të JUVES

Isa.Autor

MODELJA KROATE “BOMBASTIKE”/ I kujton Neymarit se çfarë ka humbur (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment