Boks Sport

“PËRPLASJA E TITANËVE”/ Deontay Wilder: Me apo pa Fury. Këtë datë do të ngjitem në ring, ja kandidati

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka reaguar sot pas deklaratës së WBC-së se revanshi mes kampionit amerikan dhe sfidantit britanik Tyson Fury është shtyrë. Atëherë kur mendohej se marrëveshja për një tjetër duel të madh mes dy boksierëve të pamposhtur në peshën e rëndë ishte afër erdhi surpriza. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Wilder, 40 fitore e 1 barazim në karrierën e tij

Wilder, që mban titullin kampion në kategorinë WBC, përmes menaxherit të tij Shelly Finkel tha: “Me apo pa Fury, ai do të duelojë në maj, me shumë gjasa më datën 18. Së shpejti do të bëjmë publike datën dhe emrin e rivalit. Mendoj se brenda pak ditësh do të zyrtarizojmë gjithçka. Për fat të mirë kemi patur gjithnjë gati një plan B, që do ta vëmë në punë”.

Sipas mediave amerikane pritet që rivali i Deontay Wilder të jetë boksieri 33-vjeçar amerikan Dominic Breazeale, 20 fitore e 1 humbje në karrierën e tij. Kjo duket si zgjidhja e vetme, pasi nuk ka boksierë të tjerë “big” të lirë në atë periudhë. Ndërsa Tyson Fury pritet të përballet me ish-kampionin e botës, neo-zelandezin Joseph Parker, në një duel për “titullin e përkohshëm”.

Related posts

Pacult shtrydh lojtarët e Kukësit, të premten verilindorët lënë Shqipërinë

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Super kompjuteri zgjedh fituesin e Premier. Lajme të këqija për Guardiolën dhe Mou

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E PIRLOS/ Milan tenton të afrojë mesfushorin Khedira, ja opsioni i akordit…

Delo.autor

Leave a Comment