Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË ME GOLEADË/ Shkëlqejnë Ozil dhe Mkhitaryan, Arsenal me “5 yje”

Arsenal ka mposhtur 5-1 Bournemouth dhe ruan vendin e katërt në renditjen e Premier League.

Të besuarit e Unai Emery kanë bërë një paraqitje të madhe ndaj skuadrës së Eddie Howe në Emirates.

Disfata ndaj Topçinjve ishte e nënta radhazi për Bournemouth në kampionat, fatmirësisht The Cherries janë paraqitur mirë brenda pasi me siguri nuk do të ishin në vend të 12-të të renditjes.

Ishte Ozil ai që zhbllokoi rezultatin përpara se Mkhitaryan të dyfishonte. Miqtë ngushtojnë diferencën, por nuk arritën të ndalnin furinë e Arsenal pas pushimit.

Koscielny shënoi golin e tretë në minutat e para të pjesës së dytë dhe Aumabeyang vulosi fitoren pak më pas.

Në fund ishte edhe Alexandre Lacazette ai që gjeti rrjetën pak momente pasi ishte futur në fushë.

Related posts

PSG-ANGERS/ Icardi shënon golin e parë në kampionatin francez (VIDEO)

Delo.autor

ICARDI SHËNOI NGA PIKA E BARDHË/ Tifozët “zikaltër” nuk festojnë: Burrë mu*i, zhduku!

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Mancini publikon listën e gjysmëfinales ndaj Spanjës. Një rikthim dhe dy mungesa

Delo.autor

Leave a Comment