Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Chiellini vlerëson rivalin: Është e ardhmja e Italisë…

Kapiteni i Juventus-it, Giorgio Chiellini, ka folur për Lorenzo Insigne-n në prag të sfidës që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje mes Napoli-t dhe Juventus-it.

“Kemi një marrëdhënie të mirë, që nuk varet nga gjërat që mund të ndodhin në fushën e lojës”, ka thënë qendërmbrojtësi i kampionëve të Italisë.

“Kur jemi me kombëtaren të gjithë arrijmë t’i lëmë jashtë rivalitetet që kemi kur luajmë me klube respektive. Lorenzo është përmirësuar shumë në aspektin psikologjik”, ka shtuar Chiellini.

“Është bërë një lojtar më vendimtar në krahasim me të kaluarën. Ai, Verratti dhe të rinjtë që po rriten tani janë e ardhmja e Italisë. Shpresojmë që të na bëjnë të gëzohemi përsëri”.

Related posts

Eliminimi nga Champions-i shkakton “eksod” te PSG-ja, në verë largohen 8 futbollistë

Q.Autor

KLUBI AKTUAL I VONON RINOVIMIN/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare i “shkel syrin”… AEK-ut

Delo.autor

“E DI ÇFARË DO TË THOTË TË JESH I URITUR”/ Rrëfimi emocionues i Sadio Mane: Ndihmoj njerëzit me atë që fitoj nga…

Delo.autor

Leave a Comment