Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME NË ITALI/ Operacioni “Marcelo”, zbulohet sa do i kushtojë Juventusit braziliani

Marcelo dhe Real Madrid janë dy rrugë që do të ndahen në fund të sezonit edhe pse mbrojtësi ka kontratë me spanjollët deri në qershor të vitit 2022.

Braziliani nuk ndihet më i lumtur në “Bernabeu”, forma e tij ka rënë dhe e ka humbur statusin e titullarit, duke u lënë në stol nga një i ri si Reguilon. Po ashtu, vullneti i tij është që të bashkohet me mikun e vjetër, Cristiano Ronaldon te Juventusi.

Të gjithë zërat e çojnë në Torino 30-vjeçarin dhe kampionët e Italisë janë gati ta afrojnë në gjirin e tyre, sipas llogarive të “Don Balon”, Marcelo do i kushtojë 45 milionë euro Juves, shtoi edhe 12 milionë të tjera, që do jenë në formën e bonuseve, në bazë të paraqitjes së mbrojtësit të majtë.

Related posts

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Bullgari-Zvicër. Rezultati 1-3

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Kukësi, e pabesueshme çfarë humb Hasani për bardheblutë

Delo.autor

“SHPËRTHEN ÇËSHTJA E FANTAZISTIT GJERMAN”/ Ozil nuk e ka marrë dëmitimin në fushë, por nga…

Delo.autor

Leave a Comment