Futboll Sport

Argjentinasi i Interit: Nuk kemi asgjë në dorë, Icardi t’i zgjidhë vetë problemet

Lautaro Martinez tha se është në duart e Interit dhe Mauro Icardit, zgjidhja e problemit të mungesës së vazhdueshme të ish-kapitenit. 26-vjeçari nuk ka luajtur për zikaltrit që kur e humbi shiritin e kapitenit, i cili kaloi në krahun e Samir Handanoviç.

Në humbjen e mbrëmshme 2-1 ndaj Cagliari, ishte argjentinasi Martinez, i cili barazoi përkohësisht 1-1. Sulmuesi në fjalë i tha “Sky Sport Italia”: “Mauro është shumë i rëndësishëm për ne, por nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. I takon atij t’i zgjidhë problemet. Ajo që ne mund të bëjmë është të presim dhe të përpiqemi të fitojmë”.

Icardi, i cili është kontraktuar me Interin deri më 2021, ka qenë i lidhur me kampionët italianë, Juventusin, por edhe me skuadra të tjera si Napoli, Real Madridin, Barcelona apo Manchester United.

Me Icardi që mungonte kundër Cagliarit, trajneri i Interit, Luciano Spalletti, tërhoqi vëmendjen me spostimin e Andrea Ranocchia si sulmues, kur po përpiqej me gjithçka të barazonte në fund.

I pyetur nëse kjo gjë nënkupton mungesën e opsioneve, Spalletti duket se ka synuar Icardin: “Unë mund të them përsëri të njëjtat gjëra. Ka një mënyrë për të ndihmuar Interin dhe për të treguar sa të intereson Interi, duke qenë në fushë”.

Related posts

Projekti “Superiore”/ Vllaznia fton lojtarë nga tregu i huaj, verdhekuqtë duan…

Isa.Autor

“TËRBOHEN FANSAT”/ Dy milionë ndjekës në Instagram, ja si e feston MODELJA SEKSI (FOTO)

Isa.Autor

MERR FUND OPERACIONI “MASKOKE”/ Policia sekuestron 1 ton kanabis, arrestohet ish-sulmuesi spanjoll… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment