Sport Të tjera

GARË HORROR APO AKT HEROIK? Atleti triumfon me këmbën e masakruar (VIDEO)

Kieran Tuntivate javën e kaluar ka bërë një akt heroik, brenda mundësive të një atleti shumë të ri amerikan. Ai është 22 vjeç dhe mori pjesë në një garë, “Ivy League Heptagonal Championships”, ku shkëlqeu mbi pjesëmarrësit e tjerë. Më konkretisht, Tuntivate fitoi finalen e garës së 3000 metrave, duke vrapuar rreth 2600 metra pa këpucën e këmbës së majtë. Pra, me këtë këmbë zbathur. Megjithatë, kjo “pengesë” ekstreme nuk e pengoi të fitonte me sprint në metra e fundit, duke nënshkruar një kohë të madhe: 8’12”72.

Në fund të një gare të tillë heroike, trajneri i saj shërbeu si “patericë” ku të mbështetej për të ecur, pasi nuk mund ta mbështeste këmbën e majtë në pistë. Një “dërmishtje” e fortë për shkak të fërkimit me tartanin, duke vrapuar me këmbën e majtë zbathur, shfaqej mes gjakut në pjesën e shputës së përparme dhe në disa gishtërinj.

Ky imazh i dhimshëm u nda nga ai në rrjetet sociale. Dhimbja ishte e madhe për të, por adrenalina e garës bëri që të mposhtë gjithçka dhe të triumfonte. Sidoqoftë, konkurimi i tij nuk mbaroi këtu. Sikur të mos ishte e mjaftueshme kjo, amerikani vendosi të marrë pjesë edhe në garën e 5000 metrave të nesërmen, siç ishte vendosur në programin paraprak.

Madje, jo vetëm mori pjesë në të, por arriti të fitojë me një kohë prej 14’25”32. Natyrisht, këtë herë mundi të vraponte me të dyja këpucët. Rast unik, që tregon se sporti nuk njeh kufizime, kur të ngërthen me emocionet e garës…

Related posts

15 PIKË ME PËRMBYSJE/ Tirana “ringjallet” 5 herë brenda sezonit

Delo.autor

GRANADA-BARCELONA/ Pas një SUPER ASIST nga Dembele, ylli Griezmann ndëshkon për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON DYLUFTIM ME “GJIGANDIN” SERB/ “Hulku i Kosovës” fton në duel: Do jetë kënaqësi të mbys një bir… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment