Futboll

Çpo ndodh me Neymar? Braziliani lihet jashtë listës për ndeshjen e kupës

Paris Saint-Germain do të jetë përsëri pa Neymarin për ndeshje kundër Strasbourgut në kuadër të Kupës së Ligës, njofton klubi.

Trajneri Unai Emery njoftoi të hënën se lojtarit më të shtrenjtë në botë i është lejuar të rikthehet në Brazil për t’u marrë me një çështje familjare, transmeton Express.

Neymar mungoi në fitoren 3-1 të PSG-së ndaj Lille në fundjavë, për shkak të suspendimit, me Emeryin që tha të hënën se shpreson se ish-ylli i Barcelonës do të kthehet brenda tri apo katër ditëve.

Por, PSG e konfirmoi skuadrën për ndeshjen e 1/8 së finales ndaj Strasbourgut dhe në të mungojnë Neymar, Thiago Silva, Thiago Motta, Adrien Rabiot dhe Layyin Kurzawa.

PSG e ka fituar Kupën e Ligës në katër sezonet e fundit.

Related posts

E PAZAKONTË/ Në Europa League realizohet një autogol historik (VIDEO)

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ Fundi i një epoke, LEGJENDA angleze i thotë lamtumirë futbollit (FOTO)

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Arsenal gati 38 milionë euro për objektivin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Leave a Comment