Futboll Sport

ISH-DREJTORI I JUVENTUSIT/ Luciano Moggi këshillon “Zikaltërit”: Ja receta për të mbyllur çështjen “Icardi”

Luçiano Moxhi është një person që edhe duke qëndruar jashtë futbollit vazhdon që zëri t’i dëgjohet fort. Nëse fillimisht nënvizoi se çështja “Ikardi” zgjidhet duke e lënë në tribunë për 2-3 javë lojtarin, gjë që menjëherë pas deklaratës së tij u mor si masë nga Interi, dje ish-drejtori i Juves dhe këshilltari i Partizanit në Shqipëri, u jep një tjetër këshillë zikaltërve:

“Po ndjekim çështjen nga jashtë dhe pas kaq shumë javësh është e vështirë që të kuptojmë më qartë se çfarë ka ndodhur realisht mes Ikardit dhe Interit.

Por ndoshta ka ardhur koha që t’i jepet fund kësaj telenovele: pikësëpari Ikardi t’i vërë një ‘silenciator’ Vandës, ndërsa Interi të kthejë Mauron në fushë”.

Related posts

“PLESHTI” MAHNITI BOTËN E FUTBOLLIT ME “MAGJINË”/ Van Dijk dorëzohet: Askush nuk mund ta ndalojë…

Delo.autor

Jashanica si Nasri, Skënderbeu mendon Qipron si zgjidhje

Q.Autor

SOT KUSHTON 200 MILIONË EURO/ Barcelona dhe Tottenham refuzuan blerjen e ASENSIO

Isa.Autor

Leave a Comment