Futboll Premier League Sport

FILLON “GJUETINË” PARA SEZONIT/ Guardiola gjen pasardhësin e Fernandinhos tek ish-ekipi i tij…

Pep Guardiola raportohet të ketë hedhur sytë tek lojtari i ish-ekipit të tij Bayern Munich.

Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll Thiago Alcantara, të cilin kërkon ta transferojë te Manchester City, sipas anglezes Mirror.

Trajneri katalanas është një tifoz i madh i Thiago-s, i cili thuhet se do të ishte pasardhësi ideal i Fernandinho-s për “Qytetarët”.

Pep dhe Thiago kanë kaluar dy sezone së bashku, gjatë vitit 2011 te Barcelona dhe në vitin 2013 te Bayern.

Tani ai kërkon ta afrojë në Premier League dhe ka gati 25 mln euro për bavarezët.

Sipas Mirror, blerja e një mesfushori qendror do të jetë prioritet për trajnerin e Man City-t gjatë merkatos së verës.

Related posts

“SHQIPTAR M*TI”/ Skandal racizmi nga tifozët e ish-skuadrës së Andi Lilës me Rota-n që luan për Greqinë (VIDEO)

Delo.autor

ASKUSH SI “BOMBERI” POLAK/ Lewandowski, shënon një herë çdo 71 minuta (FOTO)

Delo.autor

THUR ELOZHE SHOKUT TË SKUADRËS/ Mbappe: Jemi me fat që kemi një lojtar si…

Delo.autor

Leave a Comment