Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË ITALI/ Bisedimet kanë nisur për akordin, Andrea Pirlo drejt stolit të…

Andrea Pirlo në stol, si trajner? Skenari është tërheqës, sidomos nëse përvoja e parë e të stërviturit nga “Maestro” nis nga… Juventusi. Kuptohet, jo në skuadrën e parë bardhezi, e cila ka në “timon” Massimiliano Allegri, pavarësisht se nuk është i bindur se do të qëndrojë në Torino sezonin e ardhshëm.

Siç zbulohet nga “Corriere della Sera”, Pirlo ka shumë gjasa të marrë përsipër drejtimin e Juventusi U-23, që garon në grupin A të Serie C, ku renditet në vendin e 12-të, larg mundësive reale. Në rrezik të lartë shkarkimi është trajneri Mauro Zironelli, ndërsa Pirlo duket gati për ta marrë “stafetën”.

Negociatat tashmë janë duke u zhvilluar dhe synohet akordi në ditët e ardhshme, nëse nuk është punë orësh. Ish-mesfushori i Juventusit ka licencën UEFA B / A, e nevojshme për trajnimin e të gjitha ekipeve të të rinjve, të femrave dhe meshkujve deri në Serie C. Ai aktualisht është i angazhuar në “Sky Sports” si komentator sportiv.

Related posts

Gjyla guxon: Do të ndryshojmë opinionin për Lushnjen

Sadik.Autor

DEKLARATA/ Guardiola sulmon Federatën Argjentinase të Futbollit …

Sadik.Autor

Verdi tha “jo”, Napoli ndjek tre pista të tjera…

Q.Autor

Leave a Comment