Futboll Sport

SHKËLQEU NË DERBI ME ROMËN/ Strakosha lojtari më i mirë i javës nën 23 vjeç

Është Thomas Strakosha fitues i anketës së futbollistit të javës U-23 të Gazzetta dello Sport. Portieri shqiptar i Lazios ishte protagonist me pritjet e tij në fitoren 3-0 në derbin me Romën.

“Gardiani” kuqezi fitoi konkurrencën e Jeremie Bogas të Sassuolos (bëri paraqitje shumë të mirë ndaj Milanit) dhe të Ignacio Pussettos të Udineses.

Pritjet e Strakoshës i kanë bindur lexuesit se është edhe meritë e tij që Lazio arriti një fitore të thellë në derbi, duke e ruajtur të paprekur portën.

Dy janë momentet vendimtare ku spikati Strakosha: në reagimin e tij ndaj goditjes së Edin Dzekos dhe kur arriti të devijonte trajektoren e jashtëzakonshme të Florenzit.

Related posts

Brazili konfirmon, miqësoren me Kroacinë në “Anfield Road”

Sadik.Autor

ME TOP OSE PA TOP/ Jessica TË LË PA FJALË me format BOMBASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

MILAN BIE NË KRYEQYTET/ Lazio i nxjerr nga gara për titull, Allegri: Kujdes, të mos shkatërrojmë sezonin

F.autor

Leave a Comment