Futboll Premier League Sport

E BUJSHME TEK “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer nuk mund të kthehet në shtëpi për shkak të…

Trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer nuk mund të kthehet në shtëpinë e tij sepse për momentin aty jeton me qera qendërmbrojtësi i Liverpool Virgil van Dijk.

Norvegjezi aktualisht është në kërkim të një shtëpie të re pasi është larguar nga Lowry Hotel dhe pritet të konfirmohet si trajneri afatgjatë i Djajve.

Mbrojtësi Van Dijk nuk ka ndërmend të largohet nga shtëpia në Cheshire me vlerën 5 milionë euro, në të cilën Solskjaer ka jetuar gjatë karrierës si futbollist i United.

46-vjeçari pranoi ta shiste disa vite më parë pasi nuk mendohej se do të kthehej më në Manchester.

Gjatë asaj kohe ai nuk mund të gjente një blerës dhe eventualisht Van Dijk e mori me qera pasi u largua nga Southampton.

Ashtu si ish-trajneri i United, Jose Mourinho, norvegjezi ka qëndruar te Hotel Lowry kur pranoi të ishte trajneri i përkohshëm.

Megjithatë, ai ka vendosur të largohet dhe të gjejë një shtëpi të re.

Related posts

PIRATERI ME NDESHJET E PREMIER/ Arrestohen 3 operatorë që ofronin akses ilegal, ja masat ekstreme

Delo.autor

BARCELONA-SEVILLA/ Luk de Jong shënon ndaj “Katalanasve”, Coutinho rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

PAMJET/ Trazira në Tiranë, huliganët e Romës fillojnë të gjuajnë me shishe qelqi e plastike

F.autor

Leave a Comment