Futboll Seria A Sport

MENAXHERI I PORTIERIT TË NAPOLIT/ Alex Meret deklaron: Ju tregoj të vërtetën e ndërhyrjes ndaj CR7

Në një intervistë për “Rai Radio 1 Sport”, Andrea Pastorello, menaxheri i portierit të Napolit, Alex Meret, foli ndër të tjera edhe për paraqitjen e lojtarit të tij në ndeshjen ndaj Juventus, në veçanti për episodin ndaj Cristiano Ronaldo, që rezultoi vendimtar për ndëshkimin e tij me karton të kuq.

“Nuk kam për qëllim të komentoj vendimin e arbitrit, por dua që saktësoj se ndërhyrja e Meret ndaj Cristiano Ronaldos ishte pa asnjë qëllim negative”, u shpreh përfaqësuesi i futbollistit të Napolit.

“Ishte thjeshtë një situatë loje. Alex është një person i jashtëzakonshëm, për të cilin garantoj ndershmërinë totale. Më duket me vend të mbroj imazhin dhe seriozitetin e tij”, deklaroi menaxheri i portierit Meret.

Related posts

Mourinho ka mbetur i mahnitur, kërkon me ngulm shqiptarin e Zvicrës

Isa.Autor

NUK BINDI/ ANDRE SILVA me “valixhe në duar”, ja e ardhmja e sulmuesit (FOTO)

Isa.Autor

SFIDA KHABIB-GEORGES ST-PIERRE/ Dana White: Ata të dy nuk janë të interesuar të duelojnë mes tyre

Delo.autor

Leave a Comment