Champions League Futboll Sport

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Simeone zgjedh ekipin anti-Juventus, ja dyshimi i vetëm

Diego Simeone i ka idetë shumë të qarta dhe e ka vendosur në mendjen e tij formacionin që do të përballet 12 marsin e ardhshëm me Juventus-in në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League.

I vetmi dyshim ka të bëjë me mbrojtësin e krahut të majtë, Filipe Luiz, i cili ka pak mundësi që të rikuperojë për sfidën që do të luhet në “Allianz Stadium”. Përveç brazilianit, “Cholo” nuk do të ketë në dispozicion as Diego Costa, Thomas, Lucas Hernandez dhe Filipe Luiz.

Zgjedhjet e trajnerit argjentinas janë bërë më të qarta nga ndeshjet stërvitore të zhvilluara nga bardhekuqtë të mërkurën. Para portierit Oblak, do të jenë Arias Godin, Jimenez dhe Juanfran, me këtë të fundit që do të duhet të përshtatet si mbrojtës i majtë.

Mesfusha do të përbëhet nga Koke në  të djathtë, Lemar në të majtë dhe Rodrigo me Saul në qendër.  Sulmi do të udhëhiqet nga dyshja Griezmann-Morata.

Simeone po punon shumë këto ditë me goditjet standarde, arma që ka përdorur në ndeshjen e parë për të shtypur bardhezinjtë. Gjithashtu, ai ka rritur ndjeshëm rimtet e punës së përditshme. Trajneri i bardhekuqve kërkon që skuadra e tij të shfrytëzojë çdo centimetër të fushës dhe që të mos i lërë asnjë hapësirë rivalëve. Juventus është e paralajmëruar.

Related posts

LIVE/ Po luhet super ndeshja Bayern Munich-Dortmund. Rezultati 2-0

Delo.autor

Antonelli gjithnjë e më larg Milanit, shfaqet ‘pista’ Fiorentina!

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Tronditen kampionët e Bullgarisë, Covid-19 i prek përpara Champions!

Delo.autor

Leave a Comment