Futboll Sport

PAS PËRJASHTIMIT NGA GJERMANIA/ Vjen reagimi i Thomas Muller, ja deklarata e bujshme

Thomas Muller ka reaguar pas përjashtimit nga përfaqësuesja e Gjermanisë duke kritikuar trajnerin e kombëtares Joachim Low dhe Federatën Gjermane të Futbollit.

“Vendimi i trajnerit të kombëtares më kapi në befasi,” e nis Muller deklaratën e tij.

“Një trajner duhet të marrë vendime sportive. Këtë nuk e diskutoj. Megjithatë, mënyra se si është transmetuar lajmi lë për të dëshiruar dhe më ka nevrikosur.”

“Nuk e kuptoj aspak këtë vendim. Mats, Jerome dhe unë kemi dhënë gjithmonë 100% për kombëtaren duke kaluar një periudhë intensive dhe të suksesshme.”

“Për mendimin tim, mënyra se si zgjodhën ta bënin publik lajmin ishte komplet pa klas dhe tregon se sa pak na kanë vlerësuar,” e mbyll Muller.

Related posts

Milan “pushton” Deportivon, një tjetër kuqezi pas Seedorf

Q.Autor

U NDËSHKUA ME KARTON TË VERDHË NDAJ TORINOS/ Ja sa do t’i mungojë sulmuesi Leao “Kuqezinjve”…

Delo.autor

VAZHDON REVOLUCIONIN/ Një yll dhe një dështim, Juventus bën merkato te Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment