Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA TEK MILANI/ Gattuso duhej të ishte pushuar pas disfatës…

Këtë të shtunë Milani do të vizitojë Chievo-n dhe trajneri kuqezi Gennaro Gattuso kthehet për herë të parë në Bentegodi, stadiumi që mund të kishte shënuar fundin e karrierës së tij si trajner i Milanit.

Gazzetta dello Sport shkruan sot se humbja 3-0 pësuar ndaj Veronës në 17 dhjetor 2017 mund të ishte fatale për trajnerin, pasi ish-presidenti Yonghong Li vendosi ta pushonte nga puna.

Ishte Massimiliano Mirabelli ai që i doli në mbrojtje Gattuso-s: drejtori sportiv vendosi të mbronte zgjedhjen e tij dhe i bindi pronarët kinezë që ta konfirmonin trajnerin.

Që atëherë, historia dihet, Gattuso ka pasur plot momente të mira e të këqija, por në asnjë moment nuk ka qenë aq pranë shkarkimit si pas asaj disfate të rëndë ndaj Veronës.

Related posts

MOTO GP/ Koronavirusi gjunjëzon një tjetër pistë, Amerika zyrtarizon tërheqjen

Delo.autor

PYETET PËR TËRHQJEN NGA KOMBËTARJA/ Manuel Neuer tregon se kur do të largohet nga Gjermania

Delo.autor

HEDHJA E PORTIERIT TË PARTIZANIT NGA KATI I GJASHTË/ Zbulohen prapaskenat, debati në makinë me partneren…

Delo.autor

Leave a Comment