Futboll Sport

U PËRFSHI NË NJË INCIDENT/ Courtois përfundon në polici, pasi sulmoi makinën e…

Thibaut Courtois, sipas “El Partidazo”, u përfshi në një incident të tensionuar me një paparac në “Boadilla del Monte”. Portieri i Real Madridit ka hedhur një objekt të fortë kundër makinës së fotografit, që po e ndiqte atë. Futbollisti belg, sipas emisionit televiziv të lartpërmendur, u “arratis” pas hedhjes së objektit dhe paparacët e ndoqën për të regjistruar situatën.

Megjithëse shkoi në polici, më në fund belgu vendosi të mos e raportonte atë që ndodhi në formë denoncimi. Portieri i ekipit të bardhë nuk është protagonist vetëm në median sportive, por edhe në shtypin rozë, që nga nisja e një marrëdhënie romantike me modelen Alba Carrillo, ish-partnere e Feliciano López dhe Fonsi Nieto.

Related posts

E BUJSHME/ I përfolur prej kohësh për një largim nga Milan, Donnarumma vendos për të ardhmen

Delo.autor

CHAMPIONS/ Shpërthen “Parc des Princes”, Di Maria zhbllokon sfidën. Ja “PERLA (VIDEO)

Delo.autor

REVULUCION NË SPANJË/ Surpriza nga De la Fuente, lë jashtë listës 15 futbollistët që ishin pjesë e Botërorit

F.autor

Leave a Comment