Futboll Seria A Sport

“KËPUCA E ARTË” NË ITALI/ Ronaldo tek Juventusi për sezonin 2018-2019 në proçes, ja statistikat e plota

Cristiano Ronaldo mbërriti te Juventusi me reputacionin e njërit nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave. Kampionët e Serie A e panë të arsyeshme që të paguajnë 100 milionë euro për 33-vjeçarin, për një numër arsyesh, por midis tyre spikaste aftësia e tij e pabesueshme për ta gjetur rrugën e rrjetës.

Rekordet e karrierës së Ronaldos janë epike. Para mbërritjes në Torino, ai kishte shënuar 658 gola në 915 ndeshje në rang klubi. 450 gola nga ato erdhën në 438 ndeshjet e luajtura nga portugezi me Real Madridin. CR7 e ka fituar katër herë “Këpucën e Artë” në kontinent dhe e përfundoi si golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve në shtatë raste të ndryshme.

Pasi i ka mësuar njerëzit të jetë në majë prej një dekade, pritshmëritë ndaj portugezit janë të mëdha edhe në Itali. Deri tani ka realizuar 19 gola në kampionat, duke e bashkëkryesuar garën e “Këpucës së Artë” në Itali, me Fabio Quagliarella. Me sezonin 2018-2019 në proces, “Goal” na përditëson me të gjitha statistikat e Ronaldos te Juventusi, duke përfshirë golat e shënuar, asistet e më shumë.

Cristiano Ronaldo 2018-2019, statistikat te Juventusi
Në ndeshjet e para si bardhezi nuk e gjeti dot golin. U deshën 320 minuta lojë, për ta bërë “sefte” me fanellën bardhezi. Ai shënoi dy herë në fitoren 2-1 ndaj Sassuolo, pas “agjërimit” kundër Chievo, Lazio dhe Parma.

“Me të vërtetë dëshiroja t’i shënoja këto gola të parë dhe jam i lumtur që e kam gjetur rrjetën”, – tha Ronaldo i lehtësuar për “Mediaset”, pasi hapi llogarinë e tij të golave. Debutimi në Ligën e Kampionëve i Ronaldos me Juventusin (kundër Valencias) shkoi keq, Shtatorse u ndëshkua me karton të kuq.

33-vjeçari e shënoi golin e parë në Champions me gjigantët italianë më 7 nëntor kundër Manchester United, por torinezët përfunduan pa asgjë nga ajo sfidë, Shtatorse të besuarit e Jose Mourinhos në atë kohë përmbysën gjithçka dhe fituan 2-1.

Goli i tij i 14-të sezonal në Serie A erdhi në fund të dhjetorit, kundër Sampdorias, gjë që e bëri atë lojtarin portugez me më “rrjeta” në elitën e futbollit italian që nga Rui Barros.

DataNdeshjaGolaAsiste
18 GushtChievo 2-3 Juventus00
25 GushtJuventus 2-0 Lazio01
1 ShtatorParma 1-2 Juventus00
16 ShtatorJuventus 2-1 Sassuolo20
19 ShtatorValencia 0-2 Juventus00
23 ShtatorFrosinone 0-2 Juventus10
26 ShtatorJuventus 2-0 Bologna00
29 ShtatorJuventus 3-1 Napoli00
6 TetorUdinese 2-0 Juventus10
20 TetorJuventus 1-1 Genoa10
3 NëntorJuventus 3-1 Cagliari01
7 NëntorJuventus 1-2 Manchester United10
11 NëntorAC Milan 0-2 Juventus10
24 NëntorJuventus 2-0 SPAL10
27 NëntorJuventus 1-0 Valencia01
1 DhjetorFiorentina 0-3 Juventus10
7 DhjetorJuventus 1-0 Inter00
12 DhjetorYoung Boys 2-1 Juventus01
15 DhjetorTorino 0-1 Juventus10
22 DhjetorJuventus 1-0 Roma00
26 DhjetorAtalanta 2-2 Juventus10
29 DhjetorJuventus 2-1 Sampdoria20
12 JanarBologna 0-2 Juventus00
16 JanarJuventus 1-0 Milan10
21 JanarJuventus 3-0 Chievo00
27 JanarLazio 1-2 Juventus10
30 JanarAtalanta 3-0 Juventus00
2 ShkurtJuventus 3-3 Parma21
10 ShkurtSassuolo 0-3 Juventus11
15 ShkurtJuventus 3-0 Frosinone11
20 ShkurtAtletico Madri 2-0 Juventus00
 24ShkurtBologna 0-1 Juventus00
3 MarsNapoli 1-2 Juventus00
8 MarsJuventus 4-1 Udinese0-0

Ndeshjet e ardhshme të Juventusit

DataNdeshjaKompeticioni
March 12Juventus – Atletico MadridChampions League
March 17Genoa – JuventusSerie A
March 31Juventus – EmpoliSerie A
April 2Cagliari – JuventusSerie A
April 6Juventus – MilanSerie A

Related posts

RRËFIMI PREKËS/ Leo nuk më tha kurrë pse e donte aq shumë PARTIZANIN, lojtari i preferuar ishte…

Isa.Autor

HUMBËN KREUN E PREMIER/ Klopp mbron yllin e ekipit: Ne jemi në këtë pozicion falë golave të tij

Delo.autor

BARAZIMI ME EINTRACHT/ Interi në emergjencë në sulm për ndeshjen e kthimit, Icardi “pajtohet”…

Delo.autor

Leave a Comment