Futboll La Liga Sport

BARCELONA-RAYO VALLECANO/ “Katalanasit” do të tentojnë ta fitojnë lehtësisht këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Pas një disfate jo edhe aq të rëndësishme në Super Kupën e Katalonjës, kundër Gironës, Barcelona kthehet me të gjitha fuqitë për ndeshjen e La Ligës, kundër Rayo Vallecanos, e cila do të zhvillohet në Camp Nou, në orën 18:30.

Rayo ka nevojë për lajme të mira nga kjo ndeshje, pasi i ka humbur pesë ndeshjet e fundit radhazi dhe është në rrezik të bie nga La Liga. Megjithatë ata do të tentojnë të mbështeten në mbrojtjen e tyre, që u ka ndihmuar në ndeshjet e fundit.

Problemi i Rayos gjendet te sulmi, mirëpo ata zakonisht luajnë më mirë kundër Barcelonës. Në fakt, në ndeshjen e parë të këtij sezoni, ata kishin qenë duke fituar me rezultat 2:1, deri në tri minuta para fundit.

Por, “Blaugranët” i shënuan dy gola në dy minuta e gjysmë dhe arritën ta fitojnë atë ndeshje, e cila megjithatë mund t’i shërbejë Rayos për t’u motivuar më shumë para ndeshjes që zhvillohet sot.

Ernesto Valverde dhe djemtë e tij do të tentojnë ta fitojnë këtë ndeshje më lehtësisht sesa të kaluarën, e cila u zhvillua në nëntor. Për më tepër, pasi Atletico Madridi pritet ta fitojë ndeshjen kundër Leganes, Barcelona do të tentojë të fitojë për ta mbajtur distancën prej shtatë pikëve.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

 

Related posts

“OBJEKTIVI YNË ËSHTË CHAMPIONS LEAGUE”/ Igli Tare: Ëndrrat janë të bukura, por…

Delo.autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asisti nga mesfushori Ramsey, “Përbindëshi” Ronaldo ndëshkon Parmën (VIDEO)

Delo.autor

Blerja e parë e Bayern Munchen, Real Madrid e ka në dorë

Sadik.Autor

Leave a Comment