Formula 1

F1 “BOTËRORI 2019″/ Mercedes kërcënon: Ja çfarë do të ndodhë pas 1 jave në Australi

Më 17 mars, në Melburn të Australisë, zhvillohet gara e parë sezonale e Botërorit 2019 në Formula 1. Drejtori teknik i Mercedes, James Allison, ka deklaruar sot se njëvendëshja gjermane që do të zbresë në pistë në atë garë do të jetë krejt ndryshe nga ajo që u pa dy javë më parë, në testet dimërore. Ai është shprehur se gjatë ditëve të fundit janë bërë shumë modifikime, për t’i bërë “shigjetat e argjendta” më të shpejta.

“Jemi entuziastë për makinën tonë, por dimë edhe se çdo milimetër katror do të ndryshojë sërish makinën tonë në garën e parë. Aerodinamika ndryshon me shumë shpejtësi dhe me ndryshimet në rregullore kemi patur mundësi të riparojmë makinën tonë. Në Australi do të kemi një makinë tërësisht të re nga ajo e testeve në Spanjë. Dhe nuk do të ndalemi këtu, pasi do të vazhdojmë të punojmë përgjatë gjithë vitit”, tha Allison.

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes në formë, Ferrari në krizë pas testeve të para dimërore

Delo.autor

Pistat më të lashta të Botërorit të Formula 1

Q.Autor

F1″BOTËRORI 2019″/ Prezantohet makina Ferrari “SF-90”, ja pse është vënë ky emër… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment