Futboll La Liga Sport

SOLARI LARGOHET NGA STOLI/ Ja kur zyrtarizohet trajneri i ri tek Real Madridi

Real Madrid është grumbulluar në qendrën stërvitore Valedabebas sot paradite, teksa ka zhvilluar një seancë çlodhëse pas fitores në fushën e Valadollid.

“Marca” ka zbuluar se qëndrimi i trajnerit ka qenë dyshues gjatë seancës stërvitore dhe më shumë ka qenë një përshëndetje me lojtarët e tij, pasi drejtuesit kanë vendosur shkarkimin e tij dhe do të jetë ora 18:00 e ditës së hënë që do të zyrtarizohet largimi i tij.

Ndërkohë, gazeta “Sport” ka shkuar më tej duke analizuar situatën, edhe kjo media thekson se të hënën pasdite do zyrtarizohet shkarkimi i Solarit dhe të martën do të jetë trajneri i ri që do të drejtojë seancën stërvitore.

Sipas deklaratës së gazetarit të njohur spanjoll Josep Pedrerol, do jetë Zinedine Zidane trajneri i ri. Francezi ka rënë dakord me të gjitha detajet e kontratës dhe për të do jetë një rikthim në “Bernabeu”.

Perez ia ka dalë ta bindë Zidane, pasi ky i fundit kishte refuzuar të merrte drejtimin e skuadrës tani, me arsyetimin se vetëm në fund të sezonit do të ishte i gatshëm për t’u rikthyer në punë. Por, pista Jose Mourinho e refuzuar nga lojtarët e Real Madridit, e ka detyruar presidentin Perez të arrijë marrëveshje me Zidane.

Related posts

ZYRTARE/ Përforcim në sulm për Partizanin, të kuqtë firmosin me ëndrrën e vjetër të Tiranës

F.autor

REALI “PESHKON” TE ATALANTA/ Kërkon rivalin e Gjimshitit për një vend në formacion

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Egnatia. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment