Futboll La Liga Sport

PRAPASKENAT TEK REAL MADRIDI/ Ja dy telefonatat “magjike” të Perezit ndaj Zinedine Zidane

Florentino Perez dhe Zinedine Zidane, një pakt “zotërinjsh”. Nuk është dashur shumë që ta bindë trajnerin të kthehet në Madrid, shtëpinë e tij. Florentino Perez, megjithatë, ka thënë ato “fjalë magjike” që shpesh të bëjnë të lësh mënjanë ndonjë pakënaqësi.

Sipas “Marca”, dy telefonata të gjata javën e shkuar kanë sjellë në fund përgjigjen: “Digo si Pres (president)! Me vuelvo”. Pra, “them po president, po kthehem!”. Zizu, në fakt, donte garanci ekonomike, por sidomos që të merrte nën kontroll gjithçka. Veç kësaj, Perez i ka kujtuar dhe triumfet e arritura bashkë dhe se ndoshta nuk bëri maksimumin që ta mbante në stol, duke menduar se kishte ardhur koha e revolucionit.

“Populli të do dhe lojtarët të duan. Eja sërish Zizu”.

Related posts

SURPRIZON ZE MARIA/ Ul në stol blerjet dhe ndryshon të gjithë titullarët

Isa.Autor

YLLI GIROUD “HERO” ME DOPIETË/ Milan mposht me “POKER” Cagliarin në “San Siro”

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHAS/ Newcastle nuk ndalet, goditja e parë mund të jetë dështimi i PSG

Delo.autor

Leave a Comment