Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIME TEK “ZIKALTËRIT”/ Tottenhami i kërkon lojtarin që i shënoi gol, ja çmimi që vendos Marotta

Matias Vecino duket se do të jetë i sakrifikuari i Beppe Marotta në merkaton e verës. Për mesfushorin e Interit ka interes nga shumë skuadra dhe merkato mund të rezervojë oferta të mira në drejtim të tij.

Mediet në Angli kanë bërë me dije se Tottenham e ka ndjekur prej kohësh uruguaianin dhe është e interesuar për ta marrë si përforcim për sezonin e ardhshëm. Edhe “Sportmediaset” në Itali ka bërë me dije se Inter do jetë gati ta shesë 27-vjeçarin për 30 milionë euro.

Vecino u bë protagonist në sfidën e parë mes Inter-it dhe Tottenham-it për fazën e grupeve të Champions League, ku ai shënoi golin e përmbysjes për skuadrën zikaltër.

Related posts

Jo vetëm Çani, ja lojtarët që kanë zhgënjyer më shumë këtë sezon në Superiore

Q.Autor

Gareth Bale në bisedime me Interin

Sadik.Autor

NDESHJA NUMËR 250/ Mbrojtësi Hysaj entuziast për Lazion: Ka filluar të shihet dora e Sarrit

Delo.autor

Leave a Comment