Champions League Futboll Sport

CR7 KOPJOI FESTIMIN E SIMEONES/ Ish-mbrojtësi i Atleticos: Sjellja e pahijshme është arsyeja pse nuk…

Ish-mbrojtësi i Atletico Madrid Alvaro Dominguez ka sulmuar Cristiano Ronaldo-n pas festimit kontrovers në fund të sfidës ndaj Atletico Madridit.

Pasi shënoi një tripletë duke mposhtur Rojiblanco-t 3-0 në ndeshjen e kthimit, Ronaldo kopjoi festimin e “këllqeve” të Diego Simeone-s.

“Është pikërisht kjo sjellje e pahijshme arsyeja pse ai nuk do të mbahet mend në histori si një legjendë e futbollit,” shprehet Dominguez për TMW.

“Xavi, Iniesta dhe Zidane, për shembull, nuk kanë harxhuar kohën me provokime të kota dhe kanë dëgjuar duartrokitje kudo që kanë shkuar për të luajtur futboll.”

Related posts

U PËRFOL PËR LIDHJE ME BEKIM BALAJ/ Kejvina zbulon të vërtetën (FOTO)

Delo.autor

“ËSHTË E PABESUESHME AJO QË KAM PARË”/ Legjenda Keane kritikon ashpër CR7 me shokë pas derbit të Anglisë (VIDEO)

Delo.autor

SUPERYLLI KROAT/ Modric: Tri vite më parë, Zidane më tha se një ditë…

Isa.Autor

Leave a Comment