Champions League Futboll Sport

MOS E BESONI PO DESHËT/ Messi i mahnitur: Ajo që bëri CR7 me Juventusin është…

Dy kampionë absolutë. Ndoshta, jemi me shumë fat që jetojmë në kohën e tyre dhe shohim dita ditës mrekullitë që na servirin. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë ndarë “Topat e Artë” në pesë dhe pesë, edhe pse në mes u fut Modric, por vetëm një “shtojcë” e një dueli që është ka shënuar një epokë.

Cristiano Ronaldo shënoi tri gola ndaj Atleticos ditën e martë, ndërsa të mërkurën ishte Messi ai që u përgjigj me dy gola dhe dy asiste ndaj Lyonit. Sigurisht, në distancë janë duke vazhduar të garojnë, edhe pse shpesh nuk thurin elozhe për njëri-tjetrin.

Por, akullin e ka thyer argjentinasi, që pas ndeshjes me Lyon, i pyetur për Ronaldon, tri golat dhe Juventusin, tha: “Ajo që bëri Cristiano me Juven është e pabesueshme. Një surprizë e madhe, sepse besoja se Atletico Madrid do të luante më fort në fushë. Por, Juventusi u tregua i zoti, ka shumë potencial dhe Cristiano ka jetuar një natë magjike me ato tri golat”.

Më pas, në lidhje me shortin, “pleshti” tha: “Janë të gjitha të forta, edhe ato që nuk duken në letër. Ajaxi ka të rinj interesantë dhe një futboll që më pëlqen shumë. Në këtë pikë, duhet patur kujdes”.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Takimi Laporta-Koeman, zbardhet kërkesa e presidentit të Barcelonës

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Xavi kërkon Eros Grezdën te skuadra që drejton në Katar

Delo.autor

GUARDIOLA BËN LLOGARITË/ Man City mund të shpallet kampion nëse grumbullon…

Delo.autor

Leave a Comment