Futboll Seria A

Nainggolan: Të gjithë duan që Dzeko të qëndrojë te Roma

Radja Nainggolan ka pranuar se bashkëlojtarët duan që Edin Dzeko të qëndrojë te Roma dhe se ai do të japë maksimumin nëse vazhdon të luajë në Serie A.

Sulmuesi boshnjak kërkohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar dhe Blutë janë duke bërë gjithçka për të siguruar shërbimet e tij.

“Nuk besoj se jemi të shpërqendruar nga thashethemet e transferimeve. Dzeko është lojtar i Romës dhe personalisht shpresoj të qëndrojë këtu”.

“Përderisa është pjesë e skuadrës, ai do ta japë maksimumin… Ai duket i njëjti si gjithmonë. Është një profesionist, është i qetë, stërvitet shumë dhe punon me skuadrën, si përherë”.

“Nuk mund ta them nëse do të dobësohet Roma pa të. Dzeko është sulmues i fortë dhe tashmë e ka dëshmuar veten. Është e qartë se lojtarët duan që ai të qëndrojë”, ka deklaruar Nainggolan për Mediaset Premium.

Dzeko e njeh mirë Ligën Premier, pasi ka luajtur në të kaluarën te Manchester City (2011-2016).

Pikërisht nga kampionati anglez u transferua te Roma, fillimisht si huazim dhe pastaj si transer i përhershëm./Telegrafi/

Related posts

FITORJA NDAJ MAN UNITED/ Klopp: Fabinho ka qenë i jashtëzakonshëm, luajti në…

Isa.Autor

RREGULLI I “FIFA”-S/ Mala “burgoset” te Partizani, ja pse nuk ikën dot si lojtar i lirë

Delo.autor

Ronaldo nderon Portugalinë kundër Marokut dhe thyen rekord (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment