Basketball Të tjera

Boston rigjen fitoren ndaj Clippers, “OK” edhe Spurs e Houston

Pasi humbi ndeshjen me Lakers 24 orë më parë, ekipi i Boston rikthehet te fitorja në NBA, duke mundur 113-102 skuadrën tjetër të Los Anxhelosit, atë të Clippers. Sukses që mban skuadrën e Celtics në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Sfida u dominua nga miqtë, që triumfuan falë 20 pikëve të Irving dhe 18 të Tatum, ndërkohë që 39 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Philadelphia ka mundur 115-101 Chicago, duke korrur suksesin e 24-t sezonal dhe shpreson ende për një vend në play off. 6 lojtarë të Philadelphia realizuan mbi 10 pikë, me Embiid që ishte më i miri me 22 pikë. Houston vazhdon të jetë forca e dytë në Konferencën e Perëndimit, duke fituar edhe sot, 104-97 ndaj Dallas në fushën e këtij të fundit. Miqtë e dominuan takimin, me Harden që realizoi 25 pikë e 13 asist, ndërsa Ariza 23.

Nga ndeshja Indiana-Houston

Fiton edhe ekipi i San Antonio, që mundi 108-85 Memphis, ndeshje e dominuar nga vendasit, që qëndrojnë mes skuadrave pretendente për titull si në Perëndim ashtu dhe në NBA. Kolektiviteti i Spurs vendosi fatin e takimit, me 8 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Pau Gasol 14 pikë e 15 rebaund). Toronto mposhti 108-93 Atlantën në fushën e këtij të fundit, ndeshje e dominuar nga miqtë, me VanVleet që realizoi 19 pikë për kanadezët, ndërsa skuadra e Portland mundi 123-114 Minnesota, ndeshje ku diferencën e bëri McCollum me 28 pikë. Pas kohës shtesë fitoi Utah Jazz, që mundi 98-95 Detroit në fushën e këtij të fundit, takim me emocione e rivalitet, ku u dalluan Gobert e Mitchell me nga 15 pikë secili. New Orleans mundi 101-96 Charlotte, ndeshje e hapur deri në fund, me Davis e Holiday që realizuan nga 19 pikë.

Nga nje ndeshje e NBA-se

REZULTATET E SOTME

Charlotte – New Orleans, 96-101

Detroit – Utah Jazz, 95-98

Indiana – Phoenix, 116-101

Philadelphia – Chicago, 115-101

Atlanta – Toronto, 93-108

Dallas – Houston, 97-104

Memphis – San Antonio, 85-108

Portland – Minnesota, 123-114

Clippers – Boston, 102-113

Related posts

Prishtina mbetet pa humbje në këtë sezon në basketbollin e Kosovës

Q.Autor

Rossi: S’jam ende gati për të rinovuar kontratën me Yamaha

Q.Autor

Projekti i drejtuesve të Moto GP, një garë qytetase në vitin 2020

Q.Autor

Leave a Comment