Futboll Sport

RRËNQETHËSE/ Ja si përkujtohen në stadium 49 viktimat e aktit terrorist në Zelandën e Re

Ngjarja makabër e regjistruar në qytetin e Christchurch të Zelandës së Re, me protagonist të raportuar tre persona, njëri prej të cilëve i identifikuar si Brenton Tarrant, shënoi plot 49 të vrarë, të gjithë myslimanë të ekzekutuar në zonën e xhamive të qytetit. Një tmerr që ka tronditur të gjithë botën, veçanërisht atë pjesë të besimit islam.

Kështu, në shenjë solidarizimi me viktimat e aktit terrorist të ndodhur në Zelandën e Re, me familjarët e tyre dhe gjithë besimtarët myslimanë nëpër botë që në këto momente përjetojnë dhimbjen e humbjes, por edhe kërcënimin nga islamofobia, ndeshja e vlefshme për Superligën turke, mes Fenerbahçe dhe Sivasspor ka nisur në një mënyrë krejt ndryshe.

Në stadiumin e skuadrës së Fenerbahçe, të qytetit të Stambollit, para ndeshjes mes vendasve dhe skuadrës së Sivasspor nuk është dëgjuar e kënduar himni i Turqisë, sikurse ndodh gjithmonë. Mbrëmjen e të premtes, stadium i Fenerbahçes ka rrënqethur të gjithë teksa i gjithë publiku ka thërritur Takbir: “Zoti është i madh”.

 

Related posts

NDESHJA E REKORDEVE/ Futbollisti gjerman hyn në histori me golin e shënuar ndaj Portugalisë

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ylli i Ajax i dhuroi fanellën, djaloshi e shet për… (FOTO)

Delo.autor

TALENTI/ Transferohet në Bundesligë, menjëherë pasi nënshkroi rinovimin me Liverpool

Isa.Autor

Leave a Comment