Futboll Seria A Sport

“NDËRHYN PËR TË…”/ Ministri tifoz i Milanit ndihmon ultrasit e Interit përpara derbit

Derbi i Milanos është gjithmonë një reklamë për të gjithë botën, por pa koreografitë e bukura, duket sikur mungon vitrina. Pikërisht për këtë arsye, ka qenë ndërhyrja e Ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, tifoz i çmendur i Milanit, ajo që ka zhbllokuar një situatë aspak të lumtur për Curva Nord, tifozerinë e organizuar zikaltër.

Curva Nord, në fakt, kishte lajmëruar në një komunikatë për shtyp se nuk do të paraqiste asnjë banderolë apo koreografi, pasi Osbervatori i Mbikqyrjes, kishte thënë “jo” për futjen në stadium të një koreografia dedikuar ultrasit të Vareses, Daniele Belardinelli, i thërritur shkurt Dede, që humbi jetën më 26 dhjetorin e shkuar në përplasjet mes tifozëve përpara Inter-Napoli. “Dede” dhe “miqtë mbeten përgjithmonë” janë mesazhet që do të përcillen.

Related posts

SPANJË-GREQI/ “La Roja” kërkon fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Formacionet zyrtare, Itali – Arabia Saudite

Sadik.Autor

ISHTE TRAJNER I PËRKOHSHËM I “KATALANASVE”/ Barjuan: Sa keq të ikësh kur të japin një karamele si Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment