Të tjera

Trajneri i gjimnastikës rrezikon 175 vite burg për abuzimet seksuale

Ish-mjeku i kombëtares amerikane të gjimnastikës Larry Nassar, që qëndroi në këtë detyrë për 20 vjet dhe abuzoi me dhjetra sportiste ndër vite, rrezikon të dënohet nga 40 deri në 175 vjet burg. Ai është akuzuar nga 150 viktima, që kanë konfirmuar abuzimet e tij, përfshi edhe mjaft sportiste si Raisman, Maroneu e Biles. “Sapo kam firmosur dënimin e tij me vdekje”, tha gjyqtarja Rosemarie Aquilina pas 7 ditësh gjykim, ku u paraqitën për të dëshmuar të gjitha viktimat e tij.

Ish-mjeku i kombëtares amerikane të gjimnastikës Larry Nassar

Gjyqtarja tha se veprimet e Nassar ishte të paramenduara, të llogaritura dhe të shëmtuara, duke shtuar: “Për mua është një privilegj ta dënoj. Nuk ka bërë asgjë për të kontrolluar instiktet e tij dhe nuk meriton të dalë nga burgu”. Më tej, ajo përgëzoi gjimnastet që vendosën të dalin nga frika e paragjykimi dhe të akuzojnë “monstrën”, që më parë e konsideronin si “mbretin e mjekësisë” dhe i besonin verbërisht. Vetë mjeku deklaroi se ndjen keqardhje për gjithçka ka bërë  në jetën e tij.

Related posts

Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore, Kosova merr pjesë për herë të parë

Q.Autor

FOTOLAJM/ Luhej gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë, fiken dritat në pallatin e sportit

Q.Autor

TRAGJIKE/ Boksieri 28-vjeçar humb jetën pas ndeshjes dramatike (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment