Futboll Sport

NUK U GRUMBULLUA NË KOMBËTARE/ Sulmuesi Tahiraj i dërgon “mesazh” Panuccit me një asist nga Kroacia (VIDEO)

Franceso Tahiraj është rikthyer titullar me Hajduk Splitin pasditen e sotme, në ndeshjen e radhës të kampionatit kundër Rudes. Sulmuesi anësor, i cili nuk u grumbullua nga Christian Panucci në kombëtare, ka bërë një ndeshje fantastike mbrëmjen e sotme.

22-vjeçari ka asistuar golin e parë të Hajdukut në minutën e 32` të takimit. Mjafton një super aksion, që nis nga mbrojtja e Hajduk dhe përfundon në këmbët e Tahiraj. Ky i fundit vrapon drejt zonës dhe i vetëm përballë portierit gjuan drejt portës.

Topi shkon drejt rrjetës, por ende pa kaluar vijën fatale, është Mijo Caktas që shtyn drejt sferën, duke i mohuar golin e parë me fanellën e Hajdukut futbollistit të kombëtares. Gjithsesi për Francesco Tahirajn vlen asisti, i cili bëhet i dytit që prej ditës që është transferuar në Kroaci te skuadra e Hajduk Splitit.

Ndërkohë skuadra e Tahirajt shënoi dhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë të lojës, duke marrë tre pikë të rëndësishme, të cilat e ngjisin në kuotën e 40 pikëve në vendin e pestë, një më pak se Lokomotiva e Zagrebit ku luan Myrto Uzuni, që mban vendin e katërt, që të çon në Europa League.

Related posts

DOPIETË PËR 4 MINUTA ME LOKOMOTIV ZAGREB/ Sulmuesi Uzuni: Asnjë SMS nga Reja, s’e mendoj konkurrencën…

Delo.autor

DERBI I ITALISË/ Inter-Juventus: “Zonja e vjetër” “troket” në derën e San Siros, zikaltërit i presin me mbi 60 mijë tifozë

F.autor

19 pikë para Realit në La Liga, Barcelona ka një urim special për fansat

Q.Autor

Leave a Comment