Formula 1

FERRAI NË “ALARM” PAS PROVAVE ZYRTARE/ Vettel: Nuk e kuptojmë se çfarë po ndodh

Një vend i tretë me Sebastian Vettel dhe një i pestë me Charles Leclerc për dy pilotët e Ferrarit, që në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Australisë nuk ishin aq të shpejtë sa pritej. Makinat “kokëkuqe” ishin më shumë se gjysmë sekondi të avashta karshi Mercedes, situatë që ka alarmuar pilotët e Ferrarit.

“Përgëzime Lewis dhe Mercedes për paraqitjen, ishte e vështirë t’i kapje sot dhe nuk e kuptoj përse. Mendoj se kemi një makinë të mirë. Shpresoj që gjërat të shkojnë më mirë nesër në garë, pasi është një pistë ku zakonisht shkojmë mirë”, tha Vettel.

“Nuk jam aspak i kënaqur nga paraqitja sot dhe nga rezultati, pasi mendoja të arrija një rezultat më të mirë se vendi i pestë. Të shohim se çfarë do të ndodhë të dielën, pasi kjo është një pistë ku nuk ka favoritë”, u shpreh Leclerc.

Related posts

KA DITËLINDJEN/ Sot 53-vjetori i Michael Schumacher, mesazhi: Je frymëzim për të gjithë ne

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton triumfon në Spanjë, Bottas e Verstappen në podium, zhgënjen Vettel

Sadik.Autor

Rrëfehet ish-ferraristi: Kur garoja, mbijetova pas një operacioni nga tumori

Sadik.Autor

Leave a Comment