Futboll La Liga Sport

REVOLUCION TEK REAL MADRIDI/ Zidane gjen mbrojtësin perfekt në Itali, ja emri i bujshëm

Ky sezon mund të quhet i mbyllur për Real Madridin, edhe pse matematika ende nuk e nxjerr jashtë garës për titullin kampionat. Rikthimi i Zinedine Zidane ka shërbyer më shumë për të rikthyer harmoninë dhe për të mbajtur futbollistët në tonus, pasi Solari ishte kartë e djegur.

Ndërkohë, po shihet edhe merkato dhe lëvizjet që duhen bërë. Për këtë arsye, revolucioni do të prekë disa role në skuadër. Mes tyre, edhe mbrojtjen, aty ku në një farë mënyrë Varane nuk është se po jep më garanci.

Objektivi, sipas “Sport”, është mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly. Napoli kërkon jo më pak se 120 mln euro për ta lënë të lirë, por paratë janë problemi i fundit për “blancos”.

Related posts

“DERBI I MADONINËS”/ Ibrahimovic dhe Tomori, dy dyshimet e mëdha të Piolit për sfidën ndaj Interit

Delo.autor

TRIUMFON NË “ELBASAN ARENA”/ Vllaznia përmbys “Verilindorët” dhe ngjiten në krye të renditjes

Delo.autor

“CAS” I HOQI DËNIMIN MANCHESTER CITYT/ Klopp: Dje ishte një ditë e keqe për futbollin

Delo.autor

Leave a Comment