Futboll Premier League Sport

NUK KA DYSHIM PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Sulmuesi premton besnikëri fanellës “kuqezi”, ja arsyeja kryesore

Sulmuesi Patrick Cutrone nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e tij. Ai nuk dëshiron të largohet nga Milani. Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i sulmuesit, që konfirmoi se edhe pse ardhja e Piatek ia ka pakësuar hapësirat në sulm, Cutrone nuk do të largohet. Cutrone dëshiron të fitojë trofe me fanellën kuqezi, ndaj do të luajë në “San Siro” edhe sezonin tjetër.

“Patrick është i përqendruar te Milani dhe shpreson të japë kontributin e tij në kualifikimin në Champions League sezonin tjetër. Ai i ka respektuar gjithnjë zgjedhjet që ka bërë trajneri Gattuso dhe marrëdhënia me të është shumë e mirë. Gjithashtu, vlerëson cilësitë që kanë shokët e skuadrës. Cutrone është rritur te Milani, ndihet milanist dhe shpreson të luajë gjithnjë me këtë fanellë”, tha menaxheri i Cutrone.

Ai ka hedhur më tej poshtë zërat se sulmuesi 21-vjeçar ka nënshkruar marrëveshje me ekipe të tjera: “Ky është një sezon ku lojtari po rritet shumë, si në planin profesional ashtu dhe atë personal. Konkurrenca e stimulon dhe e ndihmon të japë më të mirën, sidomos kur objektivat janë të rëndësishëm. Ndaj nuk ka menduar kurrë të largohet apo nënshkruajë me ekip tjetër, p[asi në programin tonë është vetëm Milani”.

Related posts

PAS FITORES NDAJ HUESCA/ Solari: Prisja goeladë në këtë ndeshje, fajin që luajtëm keq e kishte…

Isa.Autor

U ARRESTUA PËR MASHTRIM FINANCIAR/ Presidenti i klubit të Serisë A merr vendimin drastik

Delo.autor

E LARGON VALVERDE/ Dyshja e Premier Leagues në garë për yllin e Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment