Futboll Seria A Sport

THYHET HESHTJA E KLUBIT “ZIKALTËR”/ Icardi shfaqet duke kryer stërvitjen me grupin në palestër (VIDEO)

Mauro Icardi është kthyer të stërvitet me skuadrën e Interit nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, teksa një pjesë e lojtarëve janë larguar për në kombëtare.

Ka qenë dita e enjte kur argjentinasi u kthye të stërvitet, por që nga ajo ditë asnjë foto e tij, asnjë video dhe asnjë koment në lidhje me rikthimin e tij nuk u bë nga klubi dhe asnjë reagim në rrjete sociale edhe nga vetë sulmuesi.

Sot, është thyer heshtja e klubit zikaltër, që mesa duket ka vendosur të rikthejë gradualisht ish-kapitenin duke e mbajtur larg qendrës së vëmendjes. Në një video të publikuar nga vetë klubi, shfaqet edhe Icardi që kryen stërvitje me grupin në palestër dhe në fushë.

Argjentinasi ka 35 ditë që nuk stërvitet dhe mjekët e klubit kanë bërë me dije se gjendja e tij fizike do të vlerësohet javën e ardhshme. Me të gjitha gjasat ai do të jenë në bankinë për ndeshjen ndaj Lazio, më 31 mars dhe mund të aktivizohet si zëvendësues.

Related posts

Episod qesharak në Holandë, futbollisti i Vitesse-s ndëshkon arbitrin me karton të verdhë

Sadik.Autor

NDALEN NGA BILBAO/ Skuadra e Zidanit lë pikë në shtëpi dhe sheh veten pas Barcelonës

Delo.autor

SHITJA E VLLAZNISË/ Zhbllokohet procesi dhe shpallja e pronarit të ri të klubit

Delo.autor

Leave a Comment