Eredivisie Futboll Sport

KËRKOHET NGA KLUBET E MËDHA TË EUROPËS/ De Ligt: E ardhmja ime? Të shohim se ku do të…

Kapiteni i Ajax, Matthijs de Ligt, tha se është i fokusuar te gjigantët holandezë, mes zërave në rritje se disa prej klubeve më të mëdha të Europës duan shërbimet e tij. Të gjithë sytë janë te mbrojtësi 19-vjeçar, pasi shoku i skuadrës, Frenkie de Jong, nënshkroi për Barcelonën.

Kampionët e La Liga-s kanë qenë të lidhur me një blerje tjetër tek Ajax, këtë herë me De Ligt në fokus, i cili, gjithashtu, ka tërhequr interes nga Juventusi, Manchester City, PSG dhe Bayern Munich.

De Ligt, megjithatë, nuk është i fokusuar te spekulimet e merkatos, por po përgatitet për dy sfidat çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Juven, muajin e ardhshëm.

Unë luaj ndeshjen time, përqëndrohem te futbolli dhe do të shohim se ku do të përfundoj, – tha De Ligt për “Esporte Interativo”. – Nuk është diçka, që më shqetëson. Aktualisht jam duke luajtur për Ajax dhe ekipin kombëtar, kështu që këtu po përqendrohem. Jam duke fituar përvojë dhe kjo më pëlqen“.

De Ligt ka shënuar dy gola në 25 paraqitjet e bëra në “Eredivisie” këtë sezon.

Related posts

Suarezi kualifikon matematikisht Uruguain dhe i bën “nder” Rusisë në Grupin A (RENDITJA)

Isa.Autor

REI MANAJ PRET DEBUTIMIN/ Kuman elozhe “rivalit”: Breithueit mund të na ndihmojë më shumë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan, tre emra për planin B nëse Ibrahimovic largohet

Delo.autor

Leave a Comment