Futboll Seria A Sport

ICARDI RIKTHEHET PAS 40 DITËSH/ Spalletti ka 5 seanca stërvitore në dispozicion për të vendosur…

Mauro Icardi ka zbritur sot në fushë për t’u stërvitur normalisht me shokët e skuadrës. Sulmuesi argjentinas kishte 40 ditë që nuk e bënte një gjë të tillë, teksa ditët e fundit ai u stërvit veçmas grupit për shkak të dhimbjeve që ai ndjen në gju.

Tashmë Luciano Spalletti ka 5 seanca stërvitore në dispozicion për të kuptuar gjendjen fizike të sulmuesit dhe për të vendosur nëse do jetë gati për sfidën e së dielës mbrëma, ndaj Lazio.

Një sinjal i fortë që tregon rëndësinë që po i kushtojnë skuadrës në këtë fazë të rëndësishme të kampionatit vjen edhe nga drejtuesit, me në krye presidentin Steven Zhang, Drejtorin e Deleguar Beppe Marotta dhe Drejtorin Sportiv Piero Ausilio, të cilët kanë qenë në qendrën stërvitore Pinetina duke ndjekur nga afër të gjitha zhvillimet.

Related posts

Revolucion te Reali/ Madrilenët sakrifikojnë të ardhmen për Neymar

Sadik.Autor

PO DOMINOJNË ARENËN E FUTBOLLIT/ Ronaldo me 29 gola më shumë se Messi, por CR7 u shënon “fakirëve”. Ja statistikat

Delo.autor

VENDIMI PËR TË ARDHMEN E TRAJNERIT/ Ja çfarë duhet të bëjë Sarri për të shpëtuar stolin

Delo.autor

Leave a Comment