Futboll La Liga Sport

FLET ISH-KAPITENI I BARCELONËS/ Puyol befason: Ai është një lojtar shumë i dashur, por donte…

Fjala e Carles Puyol ka peshë gjithmonë. Ish-kapiteni i Barcelonës dha një intervistë për të përditshmen sportive “Marca”. Ai ruan një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Gerard Pique, për të cilin pati mjaft lëvdata: “Gerard është më i mirë se unë. Sergio Ramos është qendërmbrojtësi më i mirë në botë. Pique është lojtar kyç për Barcelonën. Ai është një fenomen dhe një mik i madh“.

Dy fjalë edhe për Leo Messin: “Kur ke më të mirin në histori, është logjike që të varesh prej tij. Megjithatë, Barcelona ka lojtarë të mëdhenj, të cilët po e bëjnë historinë së bashku”.

Një vlerësim për Dembele: “Ai është një lojtar i mirë, por mund të përmirësohet. Duhet ta lejojmë atë të punojë. Kur kemi qenë të rinj, të gjithë kemi bërë gabime. Ai është në klubin më të mirë, duhet të përfitojë nga kjo mundësi. Me cilësitë e tij mund të bëjë histori”.

Ish-kapiteni katalanas kalon në “skanerin” e tij edhe brazilianin Arthur: Ai është 22 vjeç, ka treguar një personalitet të madh. Ka cilësi të ngjashme me Xavi, por i duhet punë të bëhet si ai.  Mos harroni se po e krahasoni me një nga mesfushorët më të mirë në histori. Arthur duhet të përparojë hap pas hapi“.

Pse u largua Neymar nga Barcelona? Puyol jep këtë përgjigje: Duhet të pyesni atë. Ishte në vendin më të mirë dhe me shokët më të mirë. Ai ishte një lojtar shumë i dashur, por donte sfida të tjera dhe ne duhet ta pranojmë atë lëvizje. Ka pasur dëmtime te PSG dhe nuk po bën gjëra, siç pritej, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, ka shumë karrierë përpara”.

Related posts

ZYRTARE/ Emergjenca prej koronavirusit, Chelsea regjistron portier legjendën Peter Cech

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Luis Enrique kthen një lojtar të Real Madridit në kombëtare pas 235 ditësh

Delo.autor

SFIDA KUALIFIKUESE “EURO 2020″/ Panucci merr një lajm mjaft shqetësues të radhës, ja kush dëmtohet

Delo.autor

Leave a Comment