Futboll La Liga Sport

KTHIMI I ZIDANE DHE REFUZIMI I MOUT/ Kapiteni Ramos përgënjeshtron: Ndryshimet mund të sjellin gjëra pozitive…

Sergio Ramos tha se nuk vendosi ai për kthimin e Zinedine Zidane te Real Madridi, as refuzoi e vendosi “veto” për Jose Mourinho. Po kështu, kapiteni i Spanjës ia kushtoi fitoren e së martës me kombëtaren trajnerit Luis Enrique, që mungoi në stol për arsye madhore familjare.

Jose Mourinho ishte i lidhur me një kthim në kryeqytetin spanjoll, megjithatë, pati raporte se Ramos doli kundër dëshirës së klubit për portugezin.

Duke folur për uljen sërish të Zidane në stolin e bardhë, Ramos iu tha gazetarëve pasi Spanja mundi Maltën në kualifikueset e “Euro 2020”: Ndryshimet mund të sjellin gjëra pozitive. Ne kemi pasur momente të mrekullueshme me Zizou, është një gëzim ta kemi sërish në shtëpinë tonë.

Kthimi i tij ka qenë një lajm i mirë për të gjithë lojtarët. Nuk ishte një vendim që u kushtëzua nga unë, edhe pse njerëzit mendojnë kështu. Unë jam kapiten dhe jap mendimin tim, nëse më pyesin. Kurrë nuk kam marrë komandën e këtyre gjërave, as kam dashur ndonjëherë“.

Ramos ia dedikoi fitoren trajnerit të “La Roja”: “Pavarësisht nga mungesa e Luis Enrique, ne ishim shumë mirë të përgatitur. Ka qenë një situatë e vështirë, sepse grupi e ka ditur që trajneri ka një problem personal. Ne ia kushtojmë këtë fitore atij dhe familjes së tij. Jemi të gjithë një familje dhe i vuajmë problemet personale të njëri-tjetrit“.

Related posts

NUK U PËRMBAJT PAS BARAZIMIT NDAJ JUVENTUS/ Inzaghi shpjegon motivin e festës së ekzagjeruar

Delo.autor

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Simeone zgjedh ekipin anti-Juventus, ja dyshimi i vetëm

Delo.autor

ISH TRAJNERI I KOMBËTARES/ De Biasi tregon defektet e Hysajt: Duhet të përmirësohet

Isa.Autor

Leave a Comment