Futboll Premier League Sport

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ “Djajtë e Kuq” gati të pranojnë gjithçka për kampionin e botës…

Manchester United është i vendosur për t’i provuar të gjitha kartat, që të bëjë të vetin qendërmbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti. Kështu bën me dije “Daily Star”. “Djajtë e Kuq” duan ta forcojë repartin e pasmë, pas një viti problematik, në të cilin Solksjaer ka vendosur disa ekuilibra, që kur zëvendësoi Mourinho.

Eric Bailly, Phil Jones dhe Chris Smalling janë në dyshim për të vijuar në “Old Trafford”. Prandaj, emra si Koulibaly, Alderweireld apo Jerome Boateng tingëllojë si përforcime të mundshme, edhe pse janë vështirë për t’u arritur.

Megjithatë, “Daily Star” zbulon pistën “Samuel Umtiti”, duke nënvizuar se Barcelona nuk do të jetë kategorike për të mos e shitur francezin. Kjo, për shkak se tashmë ka bërë qëllim parësor kapitenin e Ajax, Matthijs De Ligt.

Konsolidimi i duetit Clément Lenglet-Gerard Piqué do ta bënte largimin e Umtiti jo aq traumatik, si dhe do të siguronte shumën e nevojshme për të blerë De Ligt.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Mourinho: Pronarët e Man United më kanë çuar SMS për të ardhmen time, do iki në…

Isa.Autor

“KOMBËTARJA I RIKTHEU DINJITETIN KOMBIT TONË”/ Veterani Buffon vë bast: Do i kalojmë të gjitha pritshmëritë

Delo.autor

SHMANGET NJË TRAGJEDI/ shembet stadiumi në Holandë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment