Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Perez kërkon shkëmbinim kokë më kokë me yllin e Juventusit…

Real Madrid është gati të lërë të largohet Toni Kroos , vetëm me qëllimin që Miralem Pjanic të mbërrij në “Bernabeu”, të dy nga 29 vjeç (Pjanic i mbush me 2 prill).

Mediet në Spanjë kanë bërë me dije se Florentino Perez po kërkon që të realizohet një shkëmbim kokë më kokë mes dy mesfushorëve, por nga ana tjetër Juventus nuk duket se janë të tunduar nga kjo ofertë.

“Tuttosport” ka bërë me dije se drejtori sportiv, Fabio Paratici po analizon termat ekonomike dhe ato taktikë. Aktualisht Pjanic merr 6.5 milionë euro në sezon tek Juventus, ndërsa Kroos dyfishin e pagës së tij. Për këtë duket se bardhezinjtë i tremben një shpenzimi tjetër, duke qenë se boshnjaku iu ofron sigurinë që kanë nevojë.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Gafë e pabesueshme nga portieri Strakosha, realizon një autogol (VIDEO)

Delo.autor

ZHGËNJEU NË RUSI/ Talenti i Brazilit kërkon FALJE për GABIMET në Botëror

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITOJA/ Manchester City-it i mjafton një gol kundër “Topçinjve”, mësuesi mposht nxënësin

Delo.autor

Leave a Comment