Suedia mbrëmjen e djeshme ka luajtur kundër Norvegjisë për kualifikueset e Europianit.
Kjo sfidë ishte e çmedur, pasi u shënuan plot 6 gola, tre prej të cilave u shënuan në dhjetë minutat e fundit.
Kombëtarja suedeze për këtë takim kishte një mungesë të madhe, që ishte Viktor Lindelof, mbrojtësi i Mançester Junajtid. Ai ka refuzuar të luaj këtë ndeshje për faktin se bashkëshortja e tij ishte duke sjellë në jetë djalin e tyre. Kështu ai ka dashur të jetë pranë bashkëshortes së tij në një moment të lumtur për një çift.
Mbetet të shihet nëse do ta falin lojtarin për këtë refuzim që i ka bërë kombëtares apo do të ketë një dënim për lojtarin.