Futboll Sport

“ATMOSFERA NUK ISHTE…”/ Duka tregon arsyen pse shkarkoi Panuccin

Shqipëria i mbylli dy ndeshjet e para të Grupit H eliminator të Euro 2020 me një humbje dhe një fitore.

Disfata 2-0 me Turqinë në “Loro Boriçi” nuk kaloi pa pasoja, teksa presidenti Duka shkarkoi trajnerin Christian Panucci.

Me Ervin Bulkun si trajner emergjence, kuqezinjtë fituan në transfertën e Andorrës me rezultatin e pastër 3-0.

Pasi kanë përfunduar këto dy takime, kreut të FSHF-së i ka dalë si detyrë të emërojë trajnerin e ri.

Pikërisht për të folur për këtë temë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është i ftuar në emisionin “Opinion”.

“Ende nuk kemi një trajner të preferuar. Me Bulkun ishte një zgjidhje emergjente dhe sapo jemi kthyer nga Andorra, nuk kemi patur kohë për të zëvendësuar Panuccin.

Në fakt, nuk ishte e paparashikuar largimi i Panuccit. Atmosfera në Kombëtare nuk ishte më e ngrohtë, lojtarët me Panuccin nuk kishin ç’të jepnin më, ndaj edhe morëm vendimin për të mos qenë më në krye të ekipit tonë kombëtar”, shpjegon Duka.

Related posts

THUAJSE E KRYER/ Tare dhe Lazio sigurojnë blerjen e re! Oferta e Interit tepër e vogël

Delo.autor

E PAPRITUR/ Real Madridi nis ofensivën për t’ia rrëmbyer SUPER TALENTIN Guardiolës

Isa.Autor

CHAMPIONS CUP/ Arsenal-PSG: Francezët kanë shumë mungesa

Isa.Autor