Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ylli i Barcelonës i prish klubit planet e merkatos për…

Samuel Umtiti ka komplikuar kalimin e mundshëm të De Ligt te Barcelona. Qendërmbrojtësi francez, vendin e të cilit te katalanasit pritet ta marrë ylli i Ajax-it, nuk ka ndërmend të largohet.

Drejtuesit e Barcelona-s janë gati ta sakrifikojnë Umtiti për shkak të problemeve të shumta fizike që e kanë detyruar atë të luajë vetëm 10 ndeshje në këtë sezon mes kampionatit dhe Champions League.

Pavarësisht këtyre problemeve, 25-vjeçari ka një vlerë të lartë në merkato dhe shitja e tij do të mund të financonte blerjen e mbrojtësit holandez.

Gjithsesi, kampioni i botës është i bindur se mund të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm te Barcelona, pavarësisht se zëvendësuesi i tij, Lenglet, po paraqitet më mirë.

Në rast se Umtiti do të refuzonte largimin, Barça do ta kishte të pamundur të merrte De Ligt.

Related posts

ZVEREV ME KËMBË NË TOKË/ Federer, Nadal e Djokovic janë ende më të mirët

Isa.Autor

A DO TË LARGOHESH NGA BARCELONA NË VERË? Coutinho jep këtë përgjigje

Delo.autor

FITIMET E KLUBEVE / Real Madridi kthehet në krye, ja kush del jashtë “TOP 10”

Delo.autor

Leave a Comment