Futboll Seria A Sport

VAZHDON ME PËRFORCIMET E VERËS/ Juventusi gati 28 milionë euro për yllin e Premier…

Tottenham Hotspur ka aktivizuar një opsion gjatë janarit për ta mbajtur në klub deri në fund të sezonit 2019/20 qendërmbrojtësin Toby Alderweireld.

Drejtuesit e klubit anglez kanë përfshirë edhe një klauzolë lirimi për lojtarin, e cila është 28 milionë euro.

Klubi i Serie A, Juventus, thuhet të jetë interesuar për mbrojtësin belg, këtë e raporton anglezja Daily Mirror.

Bardhezinjtë janë gati të shpenzojë 28 milionë euro për lojtarin 30-vjeçar pasi e shohin si një mbrojtës me eksperiencë ndërkombëtare i cili mund të dublojë Chiellini dhe Bonucci.

Në të shkuarën, për të është interesuar Manchester United, por pas ardhjes në stol të Ole Gunnar Solskjaer, po kërkohen opsione të tjerë.

Related posts

KORONAVIRUSI PREK FORMULA 1/ Mekanikët e McLaren dhe Haas në karantinë prej epidemisë

Delo.autor

TRANSFERIMI I PARË PREJ NJË VITI/ Tottenham shet në Kinë yllin e Belgjikës (FOTO)

Delo.autor

Laçi synon vendin e 4-ët për të “salduar” pjesëmarrjen në Europë

Sadik.Autor

Leave a Comment